Αθήνα-Τίρανα | Athinë-Tiranë
Μετά τη προσπάθειά μου για τα παιδιά στο Καλιβάτσι του Τεπελενίου τον Αύγουστο του 2007, ήρθε η ώρα της δεύτερης αποστολής στην Αλβανία. Αυτή τη φορά στα Τίρανα. Και συγκεκριμένα για τα παιδιά στο χωριό Γκέρντετς. Εκεί οπού στις 17 Μαρτίου οι τρομακτικές εκρήξεις στις στρατιωτικές αποθήκες άφησαν πίσω τους 27 νεκρούς, εκατοντάδες τραυματίες και πολλά σπίτια εξαφανιστήκαν. Έτσι, με την συμπαράσταση της «Κοινωνικής Στήριξης» και της κυρίας Αναστασία Τσιακάλου, υπεύθυνη κοινωνικής πολιτικής του Δήμου Αναβύσσου, τη Τρίτη πετάμε για Τίρανα και εκεί θα παραδώσουμε στο σύλλογο παιδιών με ειδικές ανάγκες “Fëmijët e Shqipërisë” το ποσό των 4000 € τα οποία και θα πάνε για την ανέγερση του παιδικού σταθμού στο χωριό Γκερντέτς. Η συνάντηση που θα έχουμε με τον Αρχιεπίσκοπο Αλβανίας Αναστάσιο, θα είναι μια ξεχωριστή εμπειρία.
Pas përpjekjes time të parë për fëmijët e Kalivaçit të Tepelenës në Gusht të 2007-ës, erdhi momenti për misionin e dytë në Shqipëri. Kësaj radhe në Tiranë. Dhe pikërisht për fëmijët e Gërdecit. Atje ku shpërthimet e tmerrshme të Marsit, lanë pas 27 të vdekur, qindra të plagosur e qindra shtëpi të rrënuara. Kështu, me mbështetjen e Fondacionit “Përkrahja Sociale” dhe zonjës Anastasia Ciakalu, Presidente e Fondacionit dhe përgjegjëse e Sektorit Social të Bashkisë së Anavyssos në Greqi, të martën fluturojmë për në Tiranë dhe atje do t'i dorëzojmë Fondacionit “Fëmijët e Shqipërisë” , shumën modeste të 4000 € e cila dhe do të përdoret për restaurimin e kopështit të fëmijëve të Gërdecit. Takimi ynë edhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë zotin Anastasios, padyshim përbën një përvojë më vete.
41 Comments:
Για τον Αναστάσιο αν και απεχθάνομαι τους παπάδες έχω ακούσει τα καλύτερα...μπράβο σας!
@patsiouri
Ούτε κι εγω τα πάω καλά με τους παπάδες αλλα ο Αναστάσιος είναι μορφή.
Ευχαριστώ!
rrofte sinqeriteti!
Nuk e mora dhe shumë vesh këtë po, ec mo! :)
Pergezime edhe per kete nisme dhe qofte po aq e sukseshme sa e para!
@Elais
Faleminderit faleminderit! :)
nisma juaj eshte vertet per tu pergezuar, gjithashtu beni mire qe do te shkoni tek ata njerez, qe te shikoni nga afer mizorine e ca njerezve te tjere, qe natyrisht nuk jetojne ne Gerdec por ne zonat me luksoze te Tiranes.
Mire ardhsh, N.Ago!
@ Tropoja
Në fakt, fillimisht dëshira ime qe ti jepnim Bashkisë së Vorës ato ç'ka kishim mundësi.Biseduam edhe me Kryebashkiakun. Mirëpo, duke na informuar se do të zinte vend më tepër ndihma jonë nëse jepej për restaurimin e kopështit, mendova se kështu duhej të bëhej. Do shkojmë edhe në Gërdec. Shpresoj të kemi edhe prezencën tuaj (të shtypit)atje.
Faleminderit e gjithë të mirat.
Με το καλό!
@Σοφία
Ευχαριστούμε! :)
Mi hoqi fjalët nga goja Tropoja...
@EdRus
Faleminderit ...për ato që tha Tropoja atëherë! :)
Μπράβο! Σου αξίζουν άπειρα συγχαρητήρια... με τρελαίνουν αυτές οι πρωτοβουλίες. Keep walkin φίλε!
Mjerane tingellon rruga e gjetur per sherimin e dhimbjes se plageve te femijeve te gerdecit, nga ana jote Ago.
Fondacioni ne fjal, nga jepen paret 4000Euro i bashkangjitet edhe emri Anastasio. S'them se keta qe permend nuk kane mundesi te bejne shume me shume, por le te presim ata, te bejne ndonji gje vet, dhe jo me sherbetore si puna jote.
I vogel eshte c'do njeri perball nevojave te medha, por ti ne kete rast po e theksone "madheshtine" e dikujt tjeter, duke paguar me vogelsine tende.
@MAD
Ευχαριστώ γιατρέ μου. Ανέτρεξε σε παρακαλώ στην ημερομηνία 15 ή 16 Αυγούστου του 2007 στο blog μου να δεις κάτι που κάναμε ως blogosfera.
Για ένα πράγμα είμαι υπερήφανος εδώ μέσα: δεν με εγκαταλείψανε!
@ Vëmendje
Fillimisht të lemë filozofitë mënjanë e të flasim për tu kuptuar. I vogël, në rastin konkret, po tregohesh ti miku im, duke u munduar të njollosësh me retorikën tënde boshe diçka që unë e bëj me gjithë shpirt. Dhe jo për herë të parë.
Dhe natyrisht duke e përzierë me shovinizmin tënd të spikatur.
Veprime te tilla jane te veshura me fisnikeri , prandaj BRAVO te madhe N.Ago ty dhe shoqates tende!
Καλό ταξίδι και περιμένουμε τα νέα μόλις γυρίσεις.
doc
@ Alida
Faleminderit nga zemra!
@ doc
Ευχαριστώ και θα τα πούμε!
μπραβο σου,πολυ καλη κινηση.Αντε περιμενουμε και να σε ακουσουμε.Καλα θαχεις γυρισει την Τεταρτη ?
@Zouri
Ευχαριστώ υπουργέ μου. Ναι ναι θα ειμαι εδω.
Koment per Vemendjen! Nuk po te kuptoje o injorant se cfare thua?
Z.Ago po jepe kontrivutin e tije per femijet e gerdecit pa dallim rrace ok? Ti kerkone hellin ne bythe me duket o injorant.
@ anonymous
Aaaaaaaaaa!
Këtu byrazer e ke shkelur pak. Tjetri ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Akoma dhe budallalliqe siç thotë ky i "vëmendëshmi", po assesi nuk i takon të përgjigjemi me këtë gjuhë. Të lutem shumë, fjalor të tillë, e mira do të qe të mos përdorej këtu!
"duke u munduar të njollosësh me retorikën tënde boshe diçka që unë e bëj me gjithë shpirt. Dhe jo për herë të parë.
Dhe natyrisht duke e përzierë me shovinizmin tënd të spikatur."
Ago,
kuptoj te ket deshire dhe mundesi nga ana jote, per te trguar se c'shpirt ke, prandaj edhe shkruaj: se ti je duke bere pune te sinqert me dashuri, por, ne emrin e te tjereve.
nqs. ti quan vogelsi mendimin tim, duket se e ke mbushur enen me dashurin e grekev te siperpermendur, dhe s'ka me vend per te tjer.
Uroj restaurim me sukses, dhe pervojra te reja.
@ vëmendje
Në emër të kujt zotëri?
Grekët e sipërpërmendur, kanë bërë e bëjnë përShqipërinë tënde dhe timen, boll më shumë nga ty. Ti, çfarë ke bërë, vallë, për Shqipërinë, përveç faktit se je shqiptar dhe kjo nuk varet nga ty?
Unë, dashurinë për Shqipërinë e tregoj dhe e kam treguar në praktikë, jo duke urryer të tjerët.
Je flak kashte, dhe s'mbahesh per minutat qe digjesh.
Ti nuk urren ata, se ata po bejne ty te ndihesh me vlere, por ti s'e ke te veshtire te urresh mua, femijen e kopshtit qe ti propagandon se do te restaurosh.
Kush te thot ty se une urrej (cilindo qofte), o aktivist i vogel!
Restaurim te mbare, dhe pervojra te reja!
UNe kam mendimin qe po mos te perzihesh me punet e Janullatos ateher do te jete me te vertet nje veprim fisnik i fondacionit. Feja ka punet e saj kurse nje fondacion human ka te sajen. Me mire shkoni takoni me te lartin e Katolikeve, bektashianeve, apo protestanteve, apo myslimaneve. Nuk behen dallime, pasi Janulloatos takohet si Grek , apo per cfare. Ai drejton kishen shqiptare.Shteti shqiptar eshte ne nje bashkejetese me besimet fetare dhe besimi me i madhe eshte mysliman , do benbi me mire te shkoni atje me mire. Une jam kristin ne besim por nuk tingellon mire te ngateroheni me fete. Ose me mire munde te shkoshe por nuk e permende fare. Per shumen qe jepet eshte simbolike, por une vleresoj verpimin si te fondacionit , pasi mbase aqe forcew ka dhe veprimin qe kryeni jua si nje krodinator ne sherbim te te dy sheteve ne vija miqesie. Po te jete per fonmdacionin , nuk i jepe nga xhepi pasi shteti i akordon dhe atijk disa te $$$. Edhe une munde te hape nje fondacion , dhe mbase shume shpejt, por duie pare qe shtei shikon ecurine bamirese ne baza te sinqerta ateher te lidhe dhe fonde duke ti kontrulluar shpenzimet etyre. Une ndimhoj vulnetarish nje nje Fondacion dhe e di shume mire si fuksinojne, mbasi ndihmojme komunitetin pa dallim se cafre oregjine kane. Kete ethem se ne rastine e fondacionit Tuaj me mire te takonit ambazadorin Grek dhe jo Janullatos , Pasi tingellon se Janullatos eshte greke ende , pa nenshtetesin shqiptare. Nese e e keni ne jte si fondacion te takoheni dhe me kryesues dhe te besimit fetar eshte mire te takohen te gjithe. Me duket se aty ka dhe jakovalles, ja qe dhe ata kane nje organizim. Te inkurajoj per misionin e dyte por large njeshimeve por ne nje tavoline me te gjitha zerat e ebesimeve.Per Gerdecin dhe ne si kishe sapo e ngritur shqiptare qe nukkemi fare economi apo krucime , derguam aty tek 600$ ndihme. Por e dime qe nuk pastrojme ase nje lopat me mbeturina , por te pakten veprimi , sic po treget dhe fondacioni qe vullnetarizon dhe ti. Tjera nuk duhet te ofnedohen njeres madje dhe me anonimitet. Ju mund ta fshini ,pasi Ai qe te ka replikuiar , qe ase qe e njoh fare, shpreh nje mendim sic shpreh kushdo por pa treguar hellin ne vrime. Per mua kur ke nje blog duhen repsektuar mendimet por jo ofendimet. Gjithe te mirat dhe respekt per te gjithe. nga mondi
@ Mondi
mondi, po si është emundur që je kristian po, nuk ke tolerancë kristiane?
Dhe teke e fundit, unë nuk kërkova mendimin e ndokujt këtu nëse duhet të takoj apo jo Kryepeshkopin e Shqipërisë! Për mua, është me të vërtetë një nder e madh, që më jepet mundësia të takoj një figurë të dimensioneve të tilla. Shumë nder i madh.
dhe natyrisht, është tjetër takimi me zotin Anastasios e tjetër dorëzimi i kontributit. Meqë ra fjala, atje ne do të takojmë edhe gruan e Kryeministrit, ngaqë ajo është Presidentja e Fondacionit "Fëmijët e Shqipërisë". Mos vallë edhe kjo duhet shmangur?
@vëmendje
-Fillove të përdorësh gjuhën që të karakterizon tanimë dhe i le mënjanë flasitetet boshe që shet atje ku mbizotëron rrëmuja.
-Fëmijë si ti, nuk restaurohen, miku im.As sot e as kurrë.
Faleminderit për urimet!
pergezime te sinqerta Neki!
Qofshin dhe 10 euro për mua është një xhest që meriton të vlerësohet dhe për shifrën e ofruar falenderoj shoqatën greke si dhe N.Agon që bëhet përçues i kësaj inicjative.
Sinqerisht faleminderit N.Ago!
Sepse personalisht nuk gjej dot kohë që të shkoj të takoj as plakën time, ndërsa N.Ago (dhe kjo nuk është hera e parë) lë punën dhe familjen për t'ju përkushtuar si gjithmonë me pasionin e tij për realizimin e inicjativës.
Përsa i përket Janullatosit, përsa unë personalisht mund edhe të mos të më pëlqejë për 1000 motive, s'mund t'ja lejoj vehtes që të gjykoj cilindo që do ta takojë, sepse në fund të fundit janë të shumtë shqiptarët që e dëgjojnë çdo të djelë në kishën e tij.
Rrugë të mbarë N.Ago!
n.ago!
te pergezoj per kete veprim progresist dhe njerezor -ty, si edhe fondacionin ne fjale dhe znj. tsiakalou.
nuk eshte shuma e parave, sesa xhesti , si edhe kenaqesia se ndjenjat humane dhe shpirti njerezor jane ende gjalle, dhe marrin jete edhe pas fatkeqesish te tilla.
eshte kenaqesi te verej tek ti, shume cilesi si edhe virtyte qe i has kaq rralle tek njerezit e sotem. deshira per mirekuptim, vellazerim, bashkejetese, humanizmi, vigjilenca intelektuale, lufta ndaj mediokritetit, fashizmit te cdo tipi, si edhe nevoja per nje bote pa armiq, jane karakteristika teper te rralla ne kohet e sotme miku im.
sa per anastasin,
eshte fat per shqiperine dhe shqiptaret prezenca e nje krijese te tille atje. nje figure humane; me nje retorike mahnitese; me nje horizont kulturor dhe nje bagazh njohjeje per t'u patur zili; me nje guxim intelektual, qe te imponon vetem respekt dhe mirenjohje; me aftesi te tilla njerezore, qe vetem nje prijes (ne kete rast fetar) mund te zoteroje. eshte nga te paktet figura fetare qe te ben te besosh se jeta eshte e bukur , e vlerte.
miku im n.ago
uroj te kryesh me sukses nismen tende te fundit! udhetim te mbare, dhe mbetsh gjithnje keshtu sic je: human, dhe syhapur! kjo bote ka nevoje per njerez si ty.
eleftheria arvanitaki- thjesht fantastike!
Μου είχες ζητήσει να σε εντάξω σε κάποια κατηγορία , θυμάσαι?
λοιπόν κάτι μεταξύ Ζορό και Ρομπέν των δασών μου "βγάζεις" , στον δε μικρόκοσμο του στρατού σε "κόβω" για μάγειρα που μοιράζει έξτρα μερίδα στους αδύνατους.
Nisma te tilla vetem mund te pergezohen dhe te perkrahen sa me shume!
Ne si qenie humane jemi kail te mos bejme asgje, bejme sehir me punet e te tjereve sepse s'jemi ne gjendje te bejme dicka kaq me vlere vete.
N.Ago, te falenderoj per kete nisme kaq te larte njerezore dhe uroj qe nisma te tilla te mos ndalen kurre!
@ EdRus
@ Toni
@ Belle_Fleur
Ju falenderoj sinqerisht! Ju që më "njihni" e dini se nuk është as hera e parë dhe as hera e fundit. Për mua, motoja ime është :Shiko çfarë bën ti për atdheun dhe jo atdheu për ty!
Me përpjekjet e mia krejt modeste, si dhe mundësitë po kaq modeste që ka një njeri në emigracion, prind dhe familjar siç jam unë,asnjëherë nuk do pushoj së përpjekuri të bëj diçka. Vlerësimi më i madh për mua është një dhe e kam marrë vjet në Nëntor: përlotjet e vogëlushëve Tepelenas kur u ndamë pas ardhjes së tyre në Athinë për të festuar me emigrantët shqiptarë festat e Republikës. Ndoshta vlerësimi më i lartë i të gjithë jetës time. Çdokush tjetër që nxjerr vrer, e kuptoj dhe e mëshiroj.
"Never Give up"
:)
"Qente le te lehin, karavani te eci perpara"!
@ Alidea
@Belle_fleur
:)
@ N.Ago,
Ti mund edhe te me merzitesh, por me mire te ndodhe keshtu sesa te te beje qejfin dhe te te tregohem hipokrit. Une nuk te detyroj dhe ase qe te te kerkoj te me marresh doren se ku do te veshe dhe ke do te takosh, por te hedhesh nje hape qe mos te te gjykoj e nesermja, pasi jeni djal i sinqerte dhe nuk duhet asnje te te veri si nje tufe me lule perpara dhe pas ty ,qe mbase nuk di asgje te behen loja cingli. Une te pergezoj sec te tak pergezuar per cfare bene por respekto mendime dhe besoi ato atehere kur ke vertetuar perfundimine etyre edhe me zgjuarsi, pasi matematik te veshtire nuk behet. Une kam pasur dhe ketu ta takoja Janullontos por i gjithe diaspora nuk shkoi,edhe pse do te shkote nese Ai do te ikte sic premtoj ardhejene tij. ( PO te vendos dicka ne funde te komentit ta lexosh). Tjera Janullatos ka bere shume per shqiptaret por per aqe kohe sa kishim ne nevoj per ndihmene tij , tani ne na duhet nje shqiptar ne krye. Nese Vihesh Ti apo Une apo nje shqiptar tjeter bujrum ta bejme, por jo te monopolizojme influencat.... . Janullatos nese largohet atehere sjhiptarete duan me shume se birine tyre. Tejzagjatjet nuk me pelqejne ashtu sic nuk me pelqejne. AI VEMENDJA edhe nese ka faj. pasi nuki kam lexuar postimet qe jan hequr ka thene dicka me vende, qe per moentin afrohen disa gjera qe s'na i ka afruar vete atdheu, Te vene te thoshe dhe Misioni 2 dhe pastaj. Nese takon gruan e prisidentit nuk esht keq ta takosh , edhe pse nuk kam ndonje repekt per te pasi besoj se do ti thuash ne sy ato qe shkruanketu per Burrin e saj.te jem une do ta beje, por jam i bindur qe s'ke per ta bere pasi je me nje fondacion dhe tjetra Ujku dhe ulkonja kane te njeten hije, dhe njeriu heziton gjithmon. Dhe lketu kemi dhe shikojmeplote njerez si te letrave apo intelekti i shqiperis qe leshonje pordhet si me balun, por jane shumica e tyre alabaker , pasi jane te koruptuar. KOt nuk thoshte KOnica qe armiku i shqiptarit eshte shqiptari, dhe kjo po vazhdon te shiohet edhe sot si brenda dhe jashte shqiperis. Por nuk do te zgjasi keshtu pasi ka dhe nejrez patriot qe i rregjistrojne dhe nje dite numurohen , shume shpejt , pasi shqiperia nuk do te jete ajo qeeshte sote duke e marre neper kembe kushdo dhe cilido . Une mund edhe te heshte ,pasi keshtu do te kisha me kurajo per te te thene jepi se ee ke mire, por nuk ma lejon ndergjegjia, pasi ndjej ndryshe per ty , pasi te njoh se cfare shiprti ke. Per hedhjen se do ta takosh Janulloatos ke bere mire se po mos ta cekje , ateher do te trumpetohej edhe ndryshe. Nuk kam ca te them pasi je ti ai qe vendos. Une jam ai qe te flas edhe sot edhe neser, pasi koha ka treguar se kur te tjeret i flain tjetrit vetem kur duket mire se kur shikohet e kunderta , vetem shkelmin ke, kurse une e kam treguar dhe anen tjeter, pasi perlasjet dhe perfudnimet enjerezve jane te ndryshme, madje aqe te frota saqe edhe koha nuk munde te mjaftohje ti rikuperoje . PO ta takoshj Janulloatos pyete qe si do ti veje halli kishes ortodokse shqiptare do te kete ndonje shqipo nekrye apo ky avaz shekullor do te vazhdoje. Te uroj gjithe te mirat dhe te keshe dhe me shume kurajo qe ato qe shkruan dhe tua perlassesh ne fytyre kujdo qe te jepet rasti dhe ti takosh fizikisht.e di qe eshte e veshtire.
Shqiperia po jeton vertet kohet me te vehstrira pasi jeni ne ata qe duhet te ndryshojme, nga mua i pari dhe me radhe te gjithe. eshete hidhur por kur une emeritoj pse mos ta vetegjyqesoj veteveten.
Te keshe gjithmon bekimet e Zotit dhe te te ruaj nga cdo pabesi.respekt mondi.
========================
Sejfi Protopapa
Peshkopi grek Janullatos do të kërkonte nënshtetësinë shqiptare për të siguruar postin e tij si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare për vete, si edhe për peshkopët e tjerë grekë, që do të vijonin në postin e tij. Peshkopi grek ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek, Karamanlis, që të marrë nënshtetësinë shqiptare. Me vizitën në Boston, ai ka marrë mbështetjen e vëllezërve Artur dhe Nikon Liolini. Për këtë arsye është e domosdoshme që të ndërpritet kontrolli absolut i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare nga kombas grekë. Pra, është e arsyeshme dhe me vend që t'i mohohet nënshtetësia shqiptare Peshkopit Janullatos.
Për më tepër, ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, nuk firmosi dokumentin e nënshtetësisë për Peshkopin Janullatos.
Ai erdhi në Shqipëri më 1991 me fjalët: "Jam një zëvendës, eksark, me një detyrë të përkohshme". Këto fjalë të Peshkopit Janullatos dolën një gënjeshtër e qartë. Edhe ish-presidenti Rexhep Meidani nuk firmosi atë nënshtetësi të pamerituar.
Po ashtu edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, refuzoi. Z. Moisiu është i fesë ortodokse dhe prapë se prapë ai refuzoi. Si shqiptar i përsosur, z. Moisiu nuk dëshironte që t'i mbetej një baltë në emrin e tij të kulluar. Ish-presidenti Moisiu nuk do të lejonte që Imzot Noli të ngrihej nga varri dhe t'i thoshte: Djali im, përse po merr pjesë në shkatërrimin e Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare? Unë kam punuar me mish e me shpirt për ndërtimin e kishës. E fillova punën më 22 mars 1908, si një prift i thjeshtë, kur dhashë Liturgjinë e Shenjtë në gjuhën shqipe për herë të parë dhe me atë akt rrezikova karrierën dhe jetën time.
Ish-presidenti Sali Berisha po ashtu refuzoi. Z. Berisha e pa në ekran ndërprerjen e kurorëzimit të Peshkopit Janullatos si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare. Shqiptarët e kulluar bërtisnin pa pushim: Kjo është Kisha e Imzot Nolit. Kjo është Kishë Shqiptare. Kjo është kisha jonë. Ceremonia u mbarua në një hotel në Tiranë.
Sot, po ashtu, Presidenti i Shqipërisë duhet të refuzojë të firmosë për nënshtetësinë shqiptare të Peshkopit grek Janullatos. Përse Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, të futet në historinë e Kombit shqiptar me këtë njollë?
Për më tepër, nën drejtimin e Peshkopit Janullatos është bërë përgatitja që kryepeshkopi i kishës shqiptare të jetë vazhdimisht një peshkop me nënshtetësi dhe kombësi greke.
Kjo përgatitje greke është planifikuar në këtë mënyrë:
Në fazën e parë përdoret kriteri i vjetërsisë në punë. Kështu, mbas Janullatosit vjen Peshkopi Ignat, mitropoliti i Beratit, i cili qëllimisht është dorëzuar peshkop 24 orë më parë se Peshkopi Jani Pelushi, mitropoliti shqiptar ortodoks në Korçë.
Në fazën e dytë do të përdoret kriteri gjeografik. Drejtuesit grekë do të caktonin, të themi Beratin, si Mitropolia ku do të shërbente peshkopi pasardhës i kryepeshkopit në pushtet. Në këtë rast, një peshkop grek, të themi Peshkopi grek Dhimitris i Gjirokastrës, do të transferohej në Berat dhe me rregullin e ri ai do të zëvendësonte Kryepeshkopin Ignati, pasardhësin e Peshkopit Janullatos.
Ndërkohë që tre peshkopë grekë, njëri mbas tjetrit, kontrollojnë postin e kryepeshkopit, peshkopi shqiptar Jani Pelushi mund të jetë ndarë nga kjo botë, ose do të konsiderohet plak dhe i mykur.
Ndërkohë specialistët grekë në Fanar do të përgatisnin një sekuencë të re për të siguruar postin e kryepeshkopit, vazhdimisht, për peshkop me nënshtetësi dhe kombësi greke.
Sa boshllëk na sjell mungesa e Kryepeshkopit Theofan Stilian Noli!
Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë sot drejtohet nga vëllezërit Liolin, At Artur Liolini si Kancelar dhe Peshkopi Nikon Liolini si peshkopi ortodoks i zonës verilindore të SHBA, ku bën pjesë edhe kisha shqiptare. Këta dy vëllezër ftuan Peshkopin Janullatos si dhe Peshkopin Ilia Katre, (i lidhur me Patrikanën greke në Stamboll dhe përgjegjës i dy kishave shqiptare në Amerikë), për të festuar meshën e të dielës, më 9 mars 2008 në kishën e Shën Gjergjit, në Boston, themeluar nga Imzot Noli. Në këtë mënyrë, tre peshkopët dhe At Arturi do të festonin 100-vjetorin e ditës kur At Theofan Stilian Noli, një prift i thjeshtë, foli shqip për herë të parë mbas 13 shekujsh, në shërbimin e meshës për ortodoksit shqiptarë të Bostonit. Në të vërtetë, Imzot Noli meshoi shqip më 22 mars 1908. Thjesht, Liolinasit përdorën 9 marsin për të mundësuar praninë e Peshkopit grek Janullatos në kishën e Imzot Nolit, ndërsa Peshkopi Janullatos kishte ardhur në Boston për nevoja dhe shërbime mjekësore.
Çfarë sakrilegj! Një gënjeshtër banale për shqiptarët.
Më 22 mars 1908 ishte hapi i parë, drejtuar nga Imzot Noli, që përfundoi me themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e njohur më së fundi zyrtarisht më 1937.
Ky akt flagrant i Liolinasve u protestua nga një numër shqiptarësh në kishën e Shën Gjergjit, atë të diel më 9 mars 2008. Si rezultat i meshës së 9 marsit, Peshkopi Janullatos, me lot në sy nga gëzimi, mori në dorë edhe mbështetjen e kishës shqiptare të Amerikës.
Prej asaj dite, At Arturi ka filluar publikisht të vlerësojë dhe të lavdërojë punën e Peshkopit Janullatos në Shqipëri. Ndofta, Liolinasit kanë nevojën e Peshkopit grek për ndihmë financiare, si edhe për kuadrot fetare që përgatiten në seminarin ortodoks të Durrësit, i organizuar nga Peshkopi grek Janullatos.
Ky është po ai At Artur, që gjatë bombardimit të NATO-s kundra forcave serbe në Kosovë ankohej me këto fjalë: "Sulmet ajrore nuk mund të vinin në një kohë më të keqe. Tani jemi në mes të Lentës së Madhe në kishën ortodokse; po ashtu, tani është festa e Novruzit për myslimanët. Për këto arsye është veçanërisht vështirë dhe një shqetësim moral të dëshmosh bombardime në këtë kohë".
Ndofta, At Arturi do të priste deri sa shqiptarët e Kosovës të zhdukeshin tërësisht nga Kosova. Po ashtu, unë e sfidoj At Arturin të gjej vetëm një bektashi në gjithë botën, që do të ankohej për bombardimet e NATO-s për të shpëtuar jetën e shqiptarëve në Kosovë. Po në atë kohë, prifti ortodoks shqiptar i Worcester, Urata Spero Page tha: "Ato janë platituda që duken shumë të bukura, por fakti mbetet që serbët, megjithëse janë ortodoksë, nuk po zbatojnë mësimet e Krishtit. Ata (serbët) aktualisht po i therin, po i shkërdhejnë dhe me forcë po i shpërngulin kosovarët nga vendlindja e tyre". Urata Spero Page po komentonte për falet e peshkopit grek Methodios, që në fakt ishin më të forta se ato të At Arturit, kundra bombardimit të NATO-s në Kosovë. (Beto shënime janë në anglisht në gazetën "Boston Globe" në datat 25 mars 1999 dhe 12 prill 1999).
Po ashtu fushata kohore e At Arturit është krejt në kundërshtim me pozitën e tij, kur ai së bashku me priftin shqiptar Michael Sotir, kryetarin laik Tom Sotir, patriotin Andon Athanasi, patriotin Niko Kirka dhe Sejfi Protopapën erdhën në Tiranë më 1992 për të kundërshtuar peshkopin Janullatos dhe ndërhyrjen greke në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Vizita në Tiranë e patriotëve shqiptaro-amerikanë konsiderohet si një nga burimet e protestës shqiptare në ceremoninë e kurorëzimit të Peshkopit Janullatos si Kryepeshkop i kishës shqiptare. Ceremonia në kishë u ndërpre dhe vazhdoi në hotel "Tirana". Shefat grekë të ardhur nga Athina u larguan nga kisha para kohe.
Me këtë lëvizje diametrike, vëllezërit Liolin tash e tutje do të flasin një gjuhë, ndonëse të sofistikuar, por gjithmonë të helmuar për mbijetesën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Qeveria shqiptare është i vetmi ent demokratik që mund të ndërpresë me qartësi planet e rrezikshme të Peshkopit Janullatos. Ai nuk është dhe nuk duhet të jetë nënshtetas shqiptar. Kanë kaluar 17 vjet dhe ende kuadrot shqiptare të kishës ortodokse mbeten prapa zotërinjve peshkopë dhe kryepeshkopë grekë. Sot, me kuadrot shqiptare në kishën ortodokse, ka ardhur koha që shqiptarët të drejtojnë kishën e tyre të frymëzuar nga jeta dhe veprat e Kryepeshkopit Theofan Stilian Noli.
Ανάρτηση Σχολίου